Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë, gjatë 24 orëve të fundit

Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Vlorë ndaluan shtetasin M. K., 43 vjeç, pasi Gjykata e Apelit e Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë e ka dënuar me 3 muaj burgim, për veprën penale “Mosdhënia e mjeteve për jetesë”.

Po këta specialistë referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin E. D., 41 vjeç, banues në Vlorë, pasi dyshohet se është konfliktuar fizikisht me shtetasit D. V., 50 vjeç, dhe V. Rr., 47 vjeçe, për motive të dobëta.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Himarë referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin R. M., 51 vjeç, pasi dyshohet se nga pakujdesia, ka djegur me zjarr një objekt bosh, në pronësi të shtetasit M. P., në fshatin Lukovë.

Specialistët e Seksionit të Policisë Rrugore Sarandë arrestuan shtetasin V. M., 42 vjeç, banues në Sarandë, pasi është konstatuar duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.