Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë
Specialistët për Hetimin e Narkotikëve arrestuan shtetasit:
•V. K., 29 vjeç, dhe L. K., 28 vjeç, pasi gjatë kontrolleve fizike të tyre, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1 u gjetën një sasi lënde të dyshuar narkotike, kokainë dhe kanabis;
•A. Gj., 36 vjeç, pasi gjatë kontrollit të automjetit nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 5, ka tentuar të hedhë nga xhami i automjetit një sasi lënde të dyshuar narkotike, kanabis.
Seksioni për Hetimin e Krimeve Kibernetike referoi materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin A. Sh., 45 vjeç, pasi dyshohet se nëpërmjet thirrjeve/mesazheve telefonike ka përndjekur një 28-vjeçare.
Seksioni për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare ndaloi shtetasin e huaj italian, M. C., 56 vjeç, pasi Gjykata e Tiranës ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg”, për veprën penale “Krijimi i skemave mashtruese lidhur me tatimin mbi vlerën e shtuar”.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2:
•arrestuan shtetasin D. H., 32 vjeç, me detyrë inxhinier i një firme ndërtimi, si dhe shpallën në kërkim shtetasit E. K., 34 vjeç, me detyrë administrator i firmës, dhe R. J., 75 vjeç, me detyrë drejtues teknik, pasi dyshohet se si pasojë e shkeljes së rregullave të mbrojtjes në punë, ditën e djeshme ka rënë nga lartësia e një pallati në ndërtim shtetasi i huaj V. N., 47 vjeç, i cili për pasojë ka humbur jetën. Punohet për kapjen e dy shtetasve të shpallur në kërkim;
•ndaluan shtetasin në kërkim B. M., 36 vjeç, pasi Gjykata e Tiranës e ka dënuar me 6 muaj burgim për veprën penale “Vjedhja”;
•referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin A. O., 25 vjeç, pasi dyshohet se në ambientet e një hoteli, në gjendje të dehur, ka kanosur dhe goditur me grusht një 22-vjeçar;
•referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin E. G., 33 vjeç, pasi në rrugën “Pjetër Bogdani”, në ambientet e një lokali, gjatë një konflikti të çastit, ka goditur me grusht një 28-vjeçar;
•referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit L. T., 60 vjeç, dhe A. H., 66 vjeç, pasi në rrugën “Sulejman Delvina” janë konfliktuar fizikisht me njëri-tjetrin.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 3:
•arrestuan në flagrancë shtetasit U. G., 18 vjeç, S. S., 20 vjeç, dhe R. H., 38 vjeç, pasi shtetasit U. G. dhe S. S., në bashkëpunim me njëri-tjetrin, i kanë këputur nga qafa varësen e floririt një shtetaseje dhe më pas e kanë shitur në dyqanin e shtetasit R. H.;
•arrestuan shtetasin A. B., 24 vjeç, i shpallur në kërkim për veprën penale “Vjedhja”;
•referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin A. M., 33 vjeç, pasi është konfliktuar fizikisht me një 38-vjeçar.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 6 shpallën në kërkim shtetasin K. G., 45 vjeç, pasi në Astir, për motive të dobëta, ka goditur me një mjet prerës në këmbë një 41-vjeçar, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën. Punohet për kapjen e tij dhe sqarimin e rrethanave të rastit.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Krujë referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin:
•E. U., 41 vjeç, pasi për motive pronësie ka goditur me grusht një 62-vjeçar;
•V. Sh., 36 vjeç, me detyrë administrator i një pike grumbullimi skrapi, pasi dyshohet se si pasojë e shkeljes së rregullave të mbrojtjes në punë, ditën e djeshme, është dëmtuar gjatë punës punëtori i tij shtetasi R. K., 49 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.
Specialistët e Qarkullimit Rrugor:
•arrestuan shtetasin M. B., 19 vjeç, pasi u konstatua duke drejtuar automjetin pa leje drejtimi;
•arrestuan shtetasin D. M., 48 vjeç, pasi dyshohet se ka humbur kontrollin mbi automjetin që drejtonte, në gjendje të dehur dhe pa leje drejtimi, dhe ka përplasur një automjet tjetër. Më pas automjeti është përmbysur në rrugë. Nga përplasja është dëmtuar 48-vjeçari, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën;
•arrestuan shtetasin R. K., 36 vjeç, pasi dyshohet se automjeti që drejtonte, në gjendje të dehur, është përplasur me automjetin me drejtues B. T. Nga përplasja janë shkaktuar vetëm dëme materiale;
•arrestuan shtetasin E. N., 38 vjeç, pasi u konstatua duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur dhe, me qëllim shmangien e procedurave të mëtejshme, ka tentuar të korruptojë punonjësin e policisë.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.