Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë, gjatë 24 orëve të fundit

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë
Specialistët për Hetimin e Narkotikëve arrestuan shtetasit A. Xh., 23 vjeç, dhe M. V., 42 vjeç, pasi gjatë kontrolleve fizike të tyre, shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja” gjetën një sasi lënde të dyshuar narkotike, kokainë.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2:
•ndaluan shtetasin B. Sh., 38 vjeç, pasi dyshohet se ka ngacmuar seksualisht një të mitur 16 vjeçe;
•referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit A. B., 54 vjeç, dhe F. B., 75 vjeçe, pasi kanë kanosur verbalisht një 36-vjeçar.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 3:
•referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin L. G., 63 vjeç, pasi shtetasi E. V. ka kallëzuar se, në rrugën “Vangjel Noti”, automjeti që drejtonte 63-vjeçari ka dëmtuar xhamin e automjetit të tij;
•shpallën në kërkim shtetasin O. Sh., 28 vjeç, pasi në Rrugën e Bogdanëve ka vjedhur një shumë parash në një subjekt privat në pronësi të shtetasit K. K. Punohet për kapjen e tij;
•shpallën në kërkim D. D., 23 vjeç, pasi dyshohet se ka përndjekur një 24-vjeçare. Punohet për kapjen e tij dhe sqarimin e rrethanave të rastit;
•shpallën në kërkim F. K., 36 vjeç, pasi dyshohet se ka përndjekur një 23-vjeçare. Punohet për kapjen e tij dhe sqarimin e rrethanave të rastit.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4 referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për një shtetas të mitur 15 vjeç, pasi në rrugën “Dervish Luzha”, dyshohet se, për motive të dobëta, ka goditur me një send të fortë një bashkëmoshatar të tij, i cili mori mjekim në spital.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 5 referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin F. B., 34 vjeç, pasi dyshohet se, për motive të dobëta, ka goditur me grushte një 26-vjeçar.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 6 referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit:
•E. K., 35 vjeç, pasi për motive të dobëta ka goditur me grushte një 39-vjeçar;
•P. M., 56 vjeç, me detyrë shef sektori i punimeve, pasi në fshatin Mënik, gjatë punës, ka dëmtuar dorën punëtori i tij, L. D., 24 vjeç, i cili mori ndihmë mjekësore në spital.
Specialistët e Qarkullimit Rrugor:
•arrestuan shtetasit A. J., 49 vjeç, dhe E. T., 26 vjeç, pasi u kapën duke drejtuar automjetet pa leje drejtimi;
•arrestuan shtetasin Xh. T., 66 vjeç, pasi, me automjetin që drejtonte, dyshohet se në gjendje të dehur është përfshirë në një përplasje me një automjet tjetër, vetëm me dëme materiale;
•referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin R. L., 37 vjeç, pasi në rrugën “Frank Bardhi”, motomjeti që drejtonte ka përplasur një shtetas të mitur, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.
Po nga specialistët e qarkullimit rrugor në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr. 2 u bë kapja e ndalimi i shtetasit G. N., 38 vjeç, pasi Gjykata e Tiranës e ka dënuar me 2 muaj burgim për veprën penale ‘’Drejtimi i automjetit në mënyrë të parregullt”.
-Më datë 30.05.2025, në Rrugën e Dafinave, është vetëhedhur nga kati i dytë i banesës së tij shtetasi A. M., 48 vjeç (dyshohet me probleme të shëndetit mendor). Aktualisht ai ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.