Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë, gjatë 24 orëve të fundit

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve arrestuan shtetasin O. S., 33 vjeç, pasi gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja” i gjetën një sasi lënde të dyshuar narkotike Kokainë.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1 referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit:
-K. F., 34 vjeç, pasi për motive të dobëta ka goditur me grushte një 68-vjeçar;
-J. G., 62 vjeç, A. G., 32 vjeç dhe G. M., 24 vjeç, pasi dyshohet se për motive të dobëta, janë konfliktuar fizikisht me 3 shtetas.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2 referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit:
-S. M., 43 vjeç, pasi dyshohet se për motive pronësie, ka kanosur dhe goditur me grushte një 37-vjeçar.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4 referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin F. F., 18 vjeç, pasi dyshohet se për motive të dobëta ka kanosur një 19-vjeçar.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 5 referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit M. B., 73 vjeç dhe N. R., 26 vjeç, pasi dyshohet se për motive të dobëta, janë konflikuar fizikisht me njëri-tjetrin.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 7 referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin B. Z., 24 vjeç, pasi në bashkëpunim me një shtetas tjetër(punohet për identifikimin e tij) në Domje, kanë goditur me grushta një 26-vjeçar.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Krujë arrestuan shtetasin A. Q., 49 vjeç, pasi duke drejtuar automjetin, ka përplasur shtetasin R. H., 78 vjeç i cili po lëviste me biçikletë. Si pasojë është dëmtuar 78-vjeçari i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Specialistët e qarkullimit rrugor arrestuan shtetasit:
-G. J., 27 vjeç dhe D. M., 50 vjeç, pasi u konstatuan duke drejtuar automjetet në gjendje të dehur;
-S. L., 22 vjeç, pasi u konstatua duke drejtuar motomjetin pa leje.

-Më datë 24.05.2025, në rrugën “Myslym Shyri” duke punuar në banesën e shtetasit F. H.,për çmontimin dhe heqjen e bolierit të ujit, gjatë punës bolieri është shkëputur duke i shkaktuar dëmtime në kokë shtetasit B. H., 52 vjeç, dhe për pasojë ka ndërruar jetë në spital. Nga specialistët e Komisariatit Nr. 2 janë kryer veprimet e para hetimore dhe materialet i kaluan Prokurorisë, për vlerësimin e mëtejshëm të rastit.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.