Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1 arrestuan shtetasin T. L., 32 vjeç, pasi iu gjet në automjet, 1 shkop gome dhe një sasi lënde e dyshuar narkotike kanabisi.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 3 arrestuan shtetasit D. S., 62 vjeç dhe L. D., 43 vjeç, pasi ditën e djeshme kanë tentuar të vjedhin sende me vlerë në një subjekt në Rrugën e Kavajës si dhe me datë 03.05.2025 i kanë vjedhur portolin një shtetaseje.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4:
-arrestuan shtetasin E. V., 42 vjeç, pasi ditën e djeshme, ka rrezikuar jetën e punonjësve të Policisë, duke përplasuar 3 automjetet e tyre, me automjetin që drejtonte, ku si pasojë, u dëmtuan lehtë 2 punonjës policie të qarkullimit rrugor, ka qëlluar me pistoletë lodër një mjeke të QSUT-së, si dhe ka kundërshtuar me dhunë një punonjës SHPSF. Gjatë kontrollit të banesës dhe të automjetit të tij, iu gjetën sasi municioni për armë zjarri dhe armë gjahu, armë të ftohta dhe pjesë përbërëse arme.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 5:
-arrestuan shtetasit D. N., 19 vjeç dhe E. P., 19 vjeç, pasi kanë kundërshtuar me dhunë punonjësit e policisë, për të shmangur kontrollin e automjetit ku gjatë kontrollit të tij u gjet një stemë Policie;
-shpallën në kërkim shtetasin P. Z., 19 vjeç, si dhe referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për një mitur 17 vjeç, pasi dyshohet se për motive të dobëta, janë konfliktuar fizikisht me 2 shtetas.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 6:
-arrestuan shtetasin O. K., 36 vjeç, pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj nënës së tij, në kundërshtim me vendimin e Gjykatës, pasi nëna e tij ka qenë e pajisur me urdhër-mbrojtje;
-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit F. B., 36 vjeç dhe A. D., 38 vjeç, pasi për motive të dobëta janë konfliktuar fizikisht me njëri-tjetrin.
Më datë 22.05.2025, ka shkuar për mjekim në spital shtetasi italian D. S., 63 vjeç, me banim të përkohshëm në Tiranë, pasi dyshohet se pas një ndërhyrje kirurgjikale më datë 20.05.2025, në një klinikë dentare në Rrugën e Kosovarëve nuk është ndier mirë. 63-vjeçari, pavarësisht ndihmës mjekësore të marrë, ka ndërruar jetë mëngjesin e sotëm. Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 2 kanë kryer veprimet e para hetimore, ku i kanë marrë deklarim administratorit dhe dentistit të klinikës. Materialet u referuan në Prokurori, për vlerësim të mëtejshëm të rastit.
Më datë 23.05.2025, shtetasi Xh. C., 30 vjeç, kallzon se në rrugën “5 Maji”, pasi është konfliktuar me fjalë me 4 shtetas, ata e kanë goditur me grushte duke i shkaktuar dëmtime të lehta. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.