Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë, gjatë 24 orëve të fundit

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë

•Rrezikoi jetën e punonjësve të Policisë, pasi përplasi 3 automjetet e tyre, me automjetin që drejtonte, gjatë tentativës për t’u larguar nga ambientet e QSUT, pasi kishte qëlluar me pistoletë lodër, një mjeke, kapet 42-vjeçari.

Sekuestrohet sendi me të cilin qëlloi 42-vjeçari.

Rreth orës 09:00, shtetasi E. V., 42 vjeç, dyshohet me probleme të shëndetit mendor, ka qëlluar me pistoletë lodër (me gogla), në drejtim të gjymtyrëve të poshtme, një mjeke të Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, dhe ka tentuar të largohet me automjet nga ambientet e kësaj qendre.

Menjëherë pas marrjes dijeni, shërbimet e Policisë i janë vënë në ndjekje këtij shtetasi, kanë mundur ta kapin dhe kanë kryer shoqërimin e tij, në ambientet e Policisë, me qëllim kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale.

Gjatë tentativës për t’u larguar, 42-vjeçari ka përplasur me automjetin që drejtonte, 3 automjete policie. Nga përplasjet u dëmtuan lehtë 2 punonjës policie të qarkullimit rrugor.

Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë së Tiranës, vijon punën për dokumentimin e rrethanave të rastit.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1 referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit:
-L. Sh., 21 vjeç, pasi ka bërë njoftim të rremë në polici;
-E. P., 31 vjeç, pasi nuk i është bindur urdhrit të punonjësit të Policisë, për dorëzimin e dokumentacionit të automjetit që drejtonte, me qëllim verifikimin.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 3:
-arrestuan shtetasin E. S., 31 vjeç, pasi iu gjet në automjet, 1 shkop gome;
-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit A. M., 41 vjeç dhe G. L., 61 vjeç, pasi dyshohet se shtetasi A. M. ka vjedhur një celular që ia ka shitur shtetasit G. L.;
-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasen M. Xh., 58 vjeçe (dyshohet me probleme të shëndetit mendor), pasi ka kanosur një 41-vjeçar, në ambientet e lokalit të tij.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4:
-arrestuan shtetasin E. L., 40 vjeç, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij;
-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin M. M., 36 vjeç, pasi dyshohet se për shkak të detyrës, ka kanosur një punonjës të Shërbimit Privat të Sigurisë Fizike. Gjithashtu, 36-vjeçari nuk i është bindur urdhrit të punonjësve të Policisë, për shoqërimin në ambientet e komisariatit.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 6:
-kapën dhe vunë në pranga shtetasin E. D., 40 vjeç, i shpallur në kërkim për veprat penale “Dhuna në familje” dhe “Mashtrimi”;
-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit M. Sh., 60 vjeçe, J. Sh., 29 vjeç, Y. Sh., 34 vjeç, M. N., 52 vjeçe dhe M. N., 21 vjeç, pasi dyshohet se për motive të dobëta, janë konfliktuar fizikisht me njëri-tjetrin;
-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin A. M., 49 vjeç, pasi dyshohet se për motive të dobëta, ka goditur me grushte, një 43-vjeçar.

Specialistët e qarkullimit rrugor vunë në pranga shtetasit:
-A. M., 34 vjeç, pasi me automjetin që drejtonte, ka përplasur në bulevardin “Migjeni”, këmbësorin, shtetasin O. D., 66 vjeç, i cili është në kujdesin e mjekëve;
-B. Sh., 51 vjeç dhe J. H., 31 vjeç, pasi u kapën duke drejtuar automjetet, në gjendje të dehur;
-A. M., 20 vjeç, pasi Gjykata e Tiranës e ka dënuar me 20 ditë burgim, për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në menyrë të parregullt”.

Më datë 22.05.2025:
-ka rënë aksidentalisht, nga kati i tretë i hotelit në Rinas, ku qendronte së bashku me prindërit, një 2-vjeçar holandez. Aktualisht 2-vjeçari është në kujdesin e mjekëve;
-dyshohet se ka konsumuar mbidozë medikamentesh, në banesë, një 16-vjeçare. Ajo është në kujdesin e mjekëve.
Grupe hetimore po punojnë për dokumentimin e rrethanave të të dyja rasteve.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.