Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë
Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasen Z. U., 65 vjeçe, pasi dyshohet se ka aplikuar 2 herë për pasaportë biometrike, duke paraqitur gjeneralitete të ndryshme.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2 referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit E. S., 45 vjeç dhe E. C., 37 vjeç, pasi dyshohet se për motive të dobëta, janë konflikuar fizikisht me njëri-tjetrin.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 3:
-arrestuan shtetasin K. K., 23 vjeç, si dhe referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit L. G., 25 vjeçe dhe E. G., 25 vjeçe (motra), Sh. Ll., 20 vjeç, K. H., 20 vjeç dhe K. N., 20 vjeç. Dje, në ambientet e një lokali, në rrugën “Reshit Petrela”, 23-vjeçari është konfliktuar me shtetasit Sh. Ll., K. H. dhe K. N. dhe gjatë konfliktit shtetasi K. K. ka dëmtuar lehtë me mjet prerës, shtetasin Sh. Ll. Gjithashtu, shtetasi K. K., gjatë ndërhyrjes së punonjësit të Policisë Rrugore në shërbim, i ka marrë atij armën e shërbimit dhe e ka hedhur disa metra me tej. Në këtë moment kanë ndërhyrë dhe 2 shtetaset, të cilat kanë kundërshtuar punonjësin e Policisë;
-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit Y. K., 33 vjeç dhe D. M., 27 vjeçe, pasi shtetasi Y. K. ka përndjekur 27-vjeçaren, e cila dyshohet se i ka marrë një shumë parash atij, duke e mashtruar.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 5 referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin F. K., 22 vjeç, pasi dyshohet se ka ngacmuar seksualisht një 16-vjeçare.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 6:
-arrestuan shtetasin K. D., 34 vjeç, pasi gjatë kontrollit në automjetin e tij, sherbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan një shufër hekuri dhe një përforcues grushti;
-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit K. B., 56 vjeç dhe E. K., 62 vjeç, pasi dyshohet se për motive pronësie, janë konflikuar fizikisht me njëri-tjetrin.
U referuan materialet në Prokurori, për vlerësim, pasi dje, në kopshtin botanik, dyshohet se aksidentalisht është rrëzuar një fëmijë 2 vjeç, i cili pas marrjes së ndihmës mjekësore, kaloi në banesë.
-Dje, është paraqitur në spital, për mjekim, shtetasi S. I., 29 vjeç, pasi dyshohet se në gjendje të rënduar psikologjike, ka konsmuar fotoksinë, në banesë. Ai ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.