Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë, gjatë 24 orëve të fundit

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve ndaluan shtetasin e shpallur në kërkim, K. H., 24 vjeç, pasi Gjykata e Tiranës i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1 referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin B. Gj., 58 vjeç, pasi në një sipërfaqe toke në pronësi të tij, u gjetën inerte që dyshohet se ishin hedhur në kundërshtim me ligjin.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 3 arrestuan shtetasin L. H., 42 vjeç, pasi dyshohet se ka përndjekur një 33-vjeçare. Gjithashtu, në momentin e shoqërimit, ai kundërshtoi me dhunë, punonjësit e Policisë.

Gjithashtu, këta specialistë referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit:
-A. S., 40 vjeç, pasi dyshohet se për motive të dobëta, është konfliktuar me faturinon e një autobusi;
-R. M., 57 vjeçe dhe H. J., 59 vjeçe, pasi dyshohet se për motive të dobëta, kanë kanosur njëra-tjetrën;
-shpallën në kërkim shtetasen V. S., 42 vjeçe, pasi më datë 06.05.2025, u shfaq në pamjet filmike të emisionit “STOP”, duke i marrë një shtetasi, një shumë parash, nëpërmjet mashtrimit. Punohet intensivisht për kapjen e kësaj shtetaseje, si dhe për dokumentimin e plotë të veprimtarisë kriminale të saj.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 5 referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për:
-një shtetas 14 dhe një shtetas 16 vjeç, pasi dyshohet se për motive të dobëta, kanë kanosur njëri-tjetrin;
-shtetasin R. K., 23 vjeç, pasi dyshohet se për motive të dobëta, ka goditur me grushte, një 56-vjeçar.

Specialistët e qarkullimit rrugor arrestuan shtetasit:
-A. T, 43 vjeç, pasi me automjetin që dyshohet se e drejtonte në gjendje të dehur, ka përplasur 2 automjete. Nga aksidenti janë shkaktuar vetëm dëme materiale;
-N. S., 58 vjeç, pasi u kap duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur.

Në vijim të informacionit të dhënë ditën e djeshme, në lidhje me shtetasit R. Q. dhe E. D., sqarojmë se deklaruesja, shtetasja L. Q., ka informuar Policinë, se ka kontaktuar me këta shtetas dhe se ata janë në gjendje të mirë shëndetësore.

Dje, shtetasi K. M., 30 vjeç, në gjendje depresive, i ka vënë flakën dyshekut të dhomës së qendrës së rehabilitimit ku ishte i shtruar. Si pasojë, ai është dëmtuar lehtë, në krah. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, me qëllim vlerësimin juridik të rastit.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.