Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë, gjatë 24 orëve të fundit

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve arrestuan shtetasit S. B., 37 vjeç dhe E. P., 40 vjeç, pasi gjatë kontrollit fizik, 40-vjeçarit i gjetën një sasi të vogël Kokaine, ndërsa 37-vjeçarit i gjetën një sasi të vogël Heroine.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1 arrestuan shtetasit S. L., 59 vjeç, K. L., 31 vjeç dhe G. L., 39 vjeç, pasi kanë kundërshtuar me forcë punonjësit e Policisë, për shkak të detyrës.
Gjithashtu, referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit:
-M. Z., 74 vjeç, pasi gjatë të kontrollit në banesë, iu gjet një sasi municioni luftarak;
-E. R., 49 vjeçe,, pasi dyshohet se për motive të dobëta, ka kanosur një 60-vjeçare.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 3 referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për një 14-vjeçar, pasi dyshohet se ka kanosur me një send në dukje mjet prerës, 2 shtetas të mitur, 14 dhe 16 vjeç.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4 referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit:
-S. P., 38 vjeç, pasi dyshohet se për motive të dobëta, ka kanosur një 32-vjeçare;
-I. K., 34 vjeçe, pasi dyshohet se për motive të dobëta, ka goditur me grushte një 30-vjeçar.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 5 arrestuan shtetasin B. Q., 51 vjeç, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj motrës dhe mbesës së tij.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 6 referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit H. L., 36 vjeç dhe S. K., 22 vjeç, pasi për motive të dobëta, kanë goditur me grushte, një 35-vjeçar, si dhe kanë dëmtuar automjetin e tij.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Krujë ndaluan me iniciativë shtetasin A. K., 38 vjeç, pasi dyshohet se iu ka marrë shuma të ndryshme parash, disa shtetasve, në anë të mashtrimit, si dhe ka kanosur një shtetas, që të tërheqë kallëzimin e bërë për të.

Specialistët e qarkullimit rrugor arrestuan shtetasin S. S., 67 vjeç, pasi tek rrethrrotullimi i Shkozës, u konstatua duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur.

-Pasditen e djeshme, shtetasi R. C., 38 vjeç, kandidat për deputet i një subjekti politik, ka njoftuar Policinë se ishte penguar gjatë aktivitetit të tij elektoral, në Shkozë. Shërbimet e Policisë kanë kryer veprimet për rastin dhe kanë shoqëruar në komisariat, shtetasen Sh. S., 42 vjeçe, banuese në Shkozë, e cila ka deklaruar se i ka ofenduar pjesëmarrësit në këtë aktivitet pasi ishte shqetësuar nga zhurmat e krijuara afër pallatit ku ajo banon dhe se nuk e ka ditur arsyen e këtij aktiviteti.

-Ditën e djeshme, në fshatin Gramez, është gjetur pa shenja jete, në banesë, dyshohet e vetëvarur, shtetasja A. C., 42 vjeçe. Vijon puna për dokumentimin e rrethanave të rastit.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.