Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1 arrestuan shtetasin L. Ç., 28 vjeç, pasi u konstatua duke drejtuar motomjetin pa leje. Gjithashtu, gjatë kontrollit të motomjetit, iu gjet një shufër metalike si të policisë.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 3 referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasen M. Q., 48 vjeçe, pasi për motive të dobëta, ka goditur një 38-vjeçare, si dhe i ka thyer xhamin e banesës.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4:
-ndaluan me iniciativë shtetasin E. R., 31 vjeç, i shpallur në kërkim për veprën penale “Vjedhja”, pasi gjatë muajit prill ka vjedhur 3 monopatina dhe 1 biçikletë.
-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin R. P., 82 vjeç, pasi për motive të dobëta, ka thyer xhamin e një subjekti në pronësi të shtetasit A. H.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 5 referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin A. L., 38 vjeç, pasi gjatë një konflikt të çastit, ka goditur me grushte një 22-vjeçar.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 6 arrestuan shtetasin H. T., 34 vjeç, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 7 referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin P. Gj., 48 vjeç, pasi dyshohet se ka kanosur një 56-vjeçar.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Krujë:
-ekzekutuan vendimin e Gjykatës së Apelit për shtetasin e shpallur në kërkim B. C., 44 vjeç, e cila ka caktuar masen e sigurisë “Arrest me burg”, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikeve”;
-arrestuan shtetasin I. Xh., 63 vjeç, pasi dyshohet se për motive pronësie, ka ushtruar dhunë ndaj motrës së tij si dhe e ka kanosur atë me një armë gjahu me leje. Arma e gjahut u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.