Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1 referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit Sh. L., 40 vjeç dhe A. B., 42 vjeç, pasi kanë kundërshtuar punonjësit e Policisë, për vënien e një mase administrative për parkim të gabuar të automjetit me të cilin ata lëviznin.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 3:
-kapën dhe ndaluan shtetasin e shpallur në kërkim A. L., 49 vjeç, pasi është dënuar me 6 muaj burgim, nga Gjykata e Tiranës, për veprën penale “Vjedhja”;
-arrestuan shtetasin R. B., 23 vjeç, pasi ka goditur me grushte, punonjësin e Policisë që po kryente kontroll në automjetin e tij;
-shpallën në kërkim shtetasin A. Q., 42 vjeç, pasi ka kallëzuar një shtetas, me profesion taksist, se gjatë kohës që e ka patur në taksi, 42-vjeçari i ka marrë një shumë parash, nëpërmjet mashtrimit, si dhe i ka vjedhur xhiron ditore. Punohet për kapjen e shtetasit A. Q. dhe për verifikimin e kallëzimit.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4 referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit E. P., 36 vjeç, B. H., 25 vjeç dhe A. K., 35 vjeç, pasi 25-vjeçari dyshohet se hodhi sende të forta, në fushë, gjatë ndeshjes së futbollit “FK Partizani-FK Elbasani”, shtetasit A. K. iu gjetën lëndë piroteknike, ndërsa 36-vjeçarit iu gjet një mjet prerës. Sendet që posedoheshin ilegalisht u sekuestruan me cilësinë e provës materiale.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 6, referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për dy 14-vjeçarë, pasi dyshohet se kanë thyer xhamat e një autobusi që qendronte në zonën e quajtur “Kombinati”, si instalacion.
Specialistët e qarkullimit rrugor arrestuan shtetasin L. H., 41 vjeç, pasi automjeti që drejtonte ky shtetas, në gjendje të dehur, është përplasur me një automjet. Nga përplasja ka patur vetëm dëme materiale.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.