Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1 referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin L. Sh., 21 vjeç, pasi ka kanosur një 49-vjeçar, për motive të dobëta.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2:
-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasen D. T., 24 vjeçe, pasi ka goditur me sende të forta dhe ka kanosur një 34-vjeçare, për motive të dobëta;
-shpallën në kërkim shtetasin K. T., 33 vjeç, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj nënës së tij. Punohet për kapjen e tij.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 3:
-arrestuan shtetasin E. I., 24 vjeç, pasi dyshohet se ka përndjekur një 20-vjeçare;
-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin Xh. Ll., 35 vjeç, pasi dyshohet se ka shqetësuar një 37-vjeçar, nëpërmjet celularit, për motive të dobëta.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4 referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit:
-E. Xh., 29 vjeç, pasi ka kanosur një 32-vjeçar, për motive të dobëta;
-F. P., 38 vjeç, pasi në rrugën “Kongresi i Manastirit”, ka goditur një 39-vjeçar, për motive të dobëta.
Specialistët e qarkullimit rrugor arrestuan shtetasit:
-A. S., 36 vjeç dhe E. P., 47 vjeç, pasi u konstatuan duke drejtuar automjetet, në gjendje të dehur;
-F. T., 47 vjeç, pasi dyshohet se automjeti që e drejtonte në gjendje të dehur, është përplasur me automjetin me drejtuese shtetasen E. Gj. Nga aksidenti janë shkaktuar vetëm dëme materiale.
-Më datë 21.04.2025, rreth orës 19:30, dyshohet se është qëlluar me armë zjarri, në ajër, në dalje të qytetit të Fushë Krujës. Gjatë këqyrjes së vendit të ngjarjes, shërbimet e Policisë, kanë gjetur e sekuestruar 3 gëzhoja. Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të rastit, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.
-Më datë 21.04.2025, në Rrugën e Kavajës, në një godinë të braktisur, dyshohet se është vetëdëmtuar me mjet prerës, shtetasja R. C., 19 vjeçe, e cila ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën. Punohet për sqarimin e rrethanave të rastit.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.