Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë, gjatë 24 orëve të fundit

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1:
-kapën dhe ndaluan shtetasin në kërkim Xh. S., 45 vjeç, pasi Gjykata e Tiranës, e ka dënuar me 6 muaj burgim për veprën penale “Dhuna në familje”;
-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit:
•A. K., 29 vjeç, pasi për motive të dobëta, është konfliktuar fizikisht me një 36-vjeçar;
•A. H., 47 vjeç dhe I. S., 60 vjeç, pasi për motive të dobta, kanë goditur me grushta njëri-tjetrin.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 5 referuan materialet në Prokurori dhe shpallën në kërkim shtetasin A. K., 32 vjeç, pasi për motive të dobëta, ka kanosur verbalisht, një 27-vjeçar.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 6 arrestuan shtetasin B. S., 45 vjeç, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj vajzës së tij.

Specialistët e qarkullimit rrugor arrestuan shtetasit:
•H. S., 38 vjeç, pasi u konstatua duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur;
•F. F., 35 vjeç, pasi dyshohet se automjeti që e drejtonte në gjendje të dehur, është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin V. M. Nga aksidenti janë shkaktuar vetëm dëme materiale.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.