Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë, gjatë 24 orëve të fundit

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1:
-arrestuan shtetasin F. M., 48 vjeç, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij;
-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin A. S., 53 vjeç, pasi dyshohet se për motive pronësie, ka kanosur një 41-vjeçar;
-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit I. A., 26 vjeç, dhe P. A., 25 vjeç, pasi janë konfliktuar fizikisht me një 44-vjeçar, për motive të dobëta.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2:
-arrestuan shtetasin D. O., 27 vjeç, pasi dyshohet se ka ngacmuar seksualisht një shtetase të mitur. Gjithashtu, gjatë deklaratës përpara oficerit të policisë gjyqësore, për këtë rast, ai ka deklaruar të dhëna të pavërteta;
-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin F. A., 51 vjeç, pasi dyshohet se ka goditur me grusht një 28-vjeçar, për motive të dobëta.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 3 referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasen E. D., 25 vjeçe, pasi ka kanosur një 35-vjeçar, nëpërmjet celularit.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4:
-arrestuan shtetasin G. P., 53 vjeç, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij;
-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasen R. R., 31 vjeçe, pasi dyshohet se është konfliktuar fizikisht, me një 57-vjeçare, për motive të dobëta.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 6 referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit:
-Dh. S., 20 vjeç, pasi dyshohet se ka kanosur një 25-vjeçar, nëpërmjet celularit;
-K. S., 20 vjeç dhe A. J., 27 vjeç, pasi janë konfliktuar fizikisht me njëri-tjetrin, për motive të dobëta.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Krujë referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin K. K., 35 vjeç, pasi dyshohet se nëpërmjet mashtrimit, ka furnizuar automjetin me karburant dhe është larguar pa bërë pagesën.

-Rreth orës 03:50, në rrugën “Belul Hatibi”, ka marrë flakë një automjet i parkuar, në pronësi të shtetases P. K. Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.