Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë, gjatë 24 orëve të fundit

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, në kuadër të operacionit policor të koduar “Luxury cars 2”, shpallën në kërkim shtetasin E. S., 34 vjeç, si dhe referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjëndje të lirë për shtetasin I. L., 25 vjeç, D. T., 30 vjeç dhe M. T., 22 vjeç, pasi gjatë kontrollit në servisin e 34-vjeçarit, në të cilin ishin punësuar 3 shtetasit e proceduar, u gjet 1 automjet i dyshuar i vjedhur dhe 1 automjet i dyshuar i trafikuar nga Gjermania. Automjetet u sekuestruan me cilësinë e provës materiale. Punohet për kapjen e 34-vjeçarit.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Kibernetike referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjëndje të lirë për një 16-vjeçare, pasi dyshohet ka përndjekur në rrjete sociale, një 25-vjeçare.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjëndje të lirë për shtetasin A. H., 23 vjeç, pasi u shfaq në një video të publikuar në një portal, duke blerë me një kartëmonedhë të dyshuar false. Gjatë kontrollit fizik iu gjet dhe iu sekuestrua një kartëmonedhë 100 euroshe e dyshuar false.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1 arrestuan shtetasit:
-A. P., 49 vjeç, pasi dyshohet se ka përndjekur një 45-vjeçare;
-M. F., 25 vjeç, pasi ditën e djeshme, në rrugën e Elbasanit, ka goditur me grushte, për shkak të detyrës, një punonjës të Policisë Rrugore.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2 referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit:
-S. B., 39 vjeç, pasi dyshohet se për motive të dobëta, është konfliktuar me një 47-vjeçar;
-M. A., 35 vjeç, pasi dyshohet se për motive të dobëta, ka goditur me grusht, një 38-vjeçar.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 3 referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit:
-S. D., 37 vjeç, pasi dyshohet se ka përndjekur dhe kanosur një 18-vjeçare;
-D. Zh., 31 vjeç dhe K. B., 24 vjeç, pasi dyshohet se për motive të dobëta, kanë goditur me grushte, një 32-vjeçar;
-A. D., 33 vjeçe, pasi dyshohet se për motive të dobëta, është konfliktuar fizikisht me një 29-vjeçare.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 5:
-arrestuan shtetasin A. L., 26 vjeç, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj babait të tij;
-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për një 17-vjeçar, pasi dyshohet se për motive të dobëta, ka goditur me sende të forta, një 56-vjeçar.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 6:
-arrestuan shtetasin E. N., 32 vjeç, pasi u kap jashtë banese, ndërkohë që ishte me masë sigurie “Arrest në shtëpi”;
-shpallën në kërkim shtetasin R. J., 36 vjeç, pasi dyshohet se për motive të dobëta, ka goditur me grushte, një 58-vjeçar. Punohet për kapjen e 36-vjeçarit.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Krujë:
-shpallën në kërkim shtetasin E. Z., 50 vjeç, pasi dyshohet se ka kryer 2 vjedhje në Fushë Krujë. Punohet për kapjen e 50-vjeçarit;
-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit A. P., 56 vjeç dhe F. B., 46 vjeç, pasi dyshohet se për motive të dobëta, kanë goditur me sende të forta, njëri-tjetrin;
-shpallën në kërkim shtetasin V. N., 50 vjeç, dyshohet me probleme të shëndetit mendor, pasi më datë 13.04.2025, dyshohet se ka dëmtuar xhamin e një ATM-je. Punohet për kapjen e 50-vjeçarit, si dhe për sqarimin e rrethanave të rastit.

Specialistët e qarkullimit rrugor arrestuan shtetasit:
-A. Gj., 36 vjeç, pasi nuk i është bindur urdhrit të punonjësve të Policisë, për të ndaluar automjetin, të cilin nga verifikimet rezultoi se e drejtonte në efektin e lëndëve narkotike;
-S. K., 23 vjeç, pasi u kap duke drejtuar motomjetin, pa leje;
-Xh. A., 27 vjeç, pasi te pallati me shigjeta, automjeti që drejtonte ky shtetas, pa leje, është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin E. Sh., 40 vjeç. Si pasojë janë dëmtuar shtetasi E. Sh. dhe pasagjeri në automjetin që drejtonte ai, djali i tij 11 vjeç. Të dëmtuarit janë aktualisht në kujdesin e mjekëve;
-R. Q., 35 vjeç, banues në Elbasan, pasi ditën e djeshme, në degëzimin e rrugës së Babrroit, me automjetin që drejtonte, ka përplasur shtetaset L. M., 72 vjeçe dhe H. M., 66 vjeçe, të cilat po kalonin trafikndarësen. Nga përplasja ka humbur jetën 72-vjeçarja dhe është dëmtuar shtetasja H. M., e cila është aktualisht në kujdesin e mjekëve.

Ditën e djeshme:
-shtetasi A. G., 42 vjeç, dyshohet se duke qenë në gjendje të rënduar psikologjike, ka tentuar të hidhet nga Piramida në Tiranë. Pas negociatave me shërbimet e Policisë, ky shtetas është zbritur nga lartësia dhe është transportuar për ndihmë mjekësore;
-shtetasja M. R., 24 vjeçe, kallëzoi se në rrugën “Ismail Qemali” i kanë vjedhur çantën. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve të vjedhjes;
-në rrugën “Hamdi Sulçebe”, dyshohet se është vetëhedhur nga kati i nëntë i pallatit ku banonte, shtetasi O. L., 54 vjeç, i cili aktualisht është në kujdesin e mjekëve. Punohet për sqarimin e rrethanave të rastit;
-shtetasja A. P., 40 vjeçe, kallëzoi se është kanosur në rrjete sociale, nga një shtetas i paidentifikuar. Punohet për identifikimin dhe nxjerren e këtij shtetasi, para përgjegjësisë penale.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.