Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë, gjatë 24 orëve të fundit

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1 referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit E. H., 37 vjeç dhe A. H., 31 vjeçe, bashkëshortë, pasi dyshohet se janë konfliktuar me njëri-tjetrin.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2:
-vunë në pranga shtetasin F. D., 22 vjeç dhe shpallën në kërkim vëllanë e tij, shtetasin E. D., 20 vjeç, pasi dyshohet se kanë vjedhur një shumë parash në një lokal. Punohet për kapjen e shtetasit E. D.;
-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjëndje të lirë për shtetasit G. K., 25 vjeç dhe I. B., 23 vjeç, pasi kanë kundërshtuar punonjësit e Policisë, për një masë administrative;
-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjëndje të lirë për shtetasen Z. M., 22 vjeçe, pasi dyshohet ka kanosur një 23-vjeçare, me mesazhe në celular.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 3 referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit M. A., 57 vjeç dhe A. B., 55 vjeç, pasi dyshohet se për motive të dobëta, kanë goditur me grushte, një 43-vjeçar.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4 referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin Ç. V., 32 vjeç, pasi dyshohet se për motive të dobëta, ka kanosur një 38-vjeçar dhe ka goditur një 31-vjeçare.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 5:
-arrestuan shtetasin M. Sh., 49 vjeç, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij. Gjithashtu, ky shtetas ka kanosur në ambientet e komisariatit, oficerin e Policisë Gjyqësore që po trajtonte rastin;
-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit A. M., 40 vjeç, A. Q., 25 vjeç dhe E. D., 19 vjeç, pasi dyshohet se për motive të dobëta, janë konfliktuar me njëri-tjetrin.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Krujë vunë në pranga shtetasin Sh. M., 46 vjeç, pasi dyshohet se ka vjedhur një automjet, i cili u gjet dhe u sekuestrua me cilësinë e provës materiale.

Specialistët e qarkullimit rrugor arrestuan shtetasit:
-E. M., 42 vjeç dhe A. M., 40 vjeç, pasi u kapën duke drejtuar automjetet, në gjendje të dehur;
-Xh. F., 33 vjeç, pasi u kap duke drejtuar motomjetin, pa leje;
-H. R., 50 vjeç, pasi dyshohet se ka humbur kontrollin mbi automjetin që e drejtonte në gjendje të dehur, dhe si pasojë automjeti ka dalë nga rruga. Nga aksidenti janë shkaktuar vetëm dëme materiale.

Ditën e djeshme:
-është gjetur pa shenja jete, dyshohet i vetëvarur në banesën e tij, në fshatin Marikaj, shtetasi R. D., 42 vjeç;
-është paraqitur për të marrë ndihmë mjekësore, një 20-vjeçare që dyshohet se ka konsumuar në banesë, mbidozë medikamentesh. Aktualisht, ajo është në kujdesin e mjekeve.
Grupet hetimore po punojnë për sqarimin dhe dokumentimin e rrethanave të rasteve.

Informacione paraprake
-Ka kallëzuar shtetasi B. F., 52 vjeç, banues në fshatin Prezë, se në orët e para të mëngjesit të sotëm, gjatë rrugës për në banesën e tij, është goditur me sende të forta, nga shtetas të paidentifikuar, të cilët më pas janë larguar me automjet. Punohet për identifikimin dhe arrestimin e autorëve, si dhe për verifikimin e rrethanave të rastit.
-Rreth orës 08:45, në rrugën e Elbasanit, dyshohet se shtetasi M. F., rreth 25 vjeç, nuk i është bindur urdhrit të punonjësit të Policisë Rrugore, për të ndaluar motomjetin që drejtonte, me qëllim kryerjen e verifikimeve. Gjithashtu, shtetasi M. F., dyshohet se për shkak të detyrës, është konfliktuar fizikisht me punonjësin e Policisë, i cili po merr asistencë mjekësore. Shtetasi M. F. është shoqëuar në ambientet e Policisë, me qëllim sqarimin e rrethanave të rastit.
-Rreth orës 09:35, te mbikalimi i Paskuqanit, shtetasi R. Q., 35 vjeç, ka përplasur me automjetin që drejtonte, shtetaset L. S., rreth 72 vjeçe dhe H. M., rreth 66 vjeçe, të cilat dyshohet se po kalonin trafikndarësen. Si pasojë, ka humbur jetën shtetasja L. S. dhe është dëmtuar shtetasja H. M., e cila është në kujdesin e mjekëve. Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në komisariat, për kryerjen e veprimeve të metejshme procedurale, ndërsa grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.