Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1:
-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjëndje të lirë për shtetasin R. Xh., 32 vjeç, pasi dyshohet se ka përndjekur një shtetase;
-shpallën në kërkim shtetasin D. K., 51 vjeç, pasi për motive të dobëta, ka goditur me grushte, një 58-vjeçar, i cili po merr ndihmë mjekësore në spital. Punohet për kapjen e 51-vjeçarit;
-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjëndje të lirë për një të mitur 15 vjeç, pasi në bashkëpunim me dy bashkëmoshtar të tij, kanë hedhur lëndë piroteknike(kapsolla) duke prishur qetësinë publike. Punohet për shoqërimin e 2 bashkëmoshatarëve të tij dhe sqarimin e plotë e rrethanave të rastit.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2 referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjëndje të lirë për shtetasin Xh. K., 22 vjeç, pasi nuk i është bindur urdhërit të punonjësit të policisë, për tu identifikuar, gjatë ndalimit të tij për verifikimin.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 3 referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin L. B., 54 vjeç, pasi për motive të dobëta, ka goditur me grusht, një 57-vjeçar.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4:
-arrestuan shtetasin E. H., 41 vjeç, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij;
-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit:
-Xh. K., 37 vjeç, pasi për motive të dobëta, ka goditur me grusht, një bashkëmoshatar të tij;
-A. K., 30 vjeçe(paciente), pasi në ambientet e spitalit psikiatrik, ka goditur me një send të forta dy pacientet e spitalit, të cilat morën ndihmën mjekësore dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën;
-Y. D., 38 vjeç, pasi për motive të dobëta ka goditur me grusht, një 28-vjeçar.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 5 referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit:
-K. K., 25 vjeç, E. K., 55 vjeçe dhe Z. C., 50 vjeçe, pasi për motive të dobëta, janë konfliktuar verbalisht me njëri-tjetrin;
-V. L., 33 vjeç, pasi dyshohet se ka përndjekur dhe kanosur një 22-vjeçare, bazuar në kallëzimin e marrë nga nëna e 22-vjeçares.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 6:
-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin J. M., 29 vjeç, pasi gjatë trasmetimit të një reality show, ka qëlluar me pëllëmbë shtetasin B. K;
-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit D. A, 39 vjeç, A. Xh., 45 vjeç dhe G. Sh., 34 vjeç, pasi në Kodër-Mëzez, u konstatuan duke hedhur mbetje inertesh me kamionat e tyre. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan kamionat;
-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për 1 shtetas të mitur 17-vjeçar, pasi nga pakujdesia ka dëmtuar disa panele diellore të një subjekti privat;
-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin N. M., 56 vjeç, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj vajzës së tij;
-shpallën në kërkim shtetasin E. N., 32 vjeç, pasi dyshohet se nëpërmjet mesazhe në celular, ka kanosur një 30-vjeçare.
Specialistët e qarkullimit rrugor arrestuan shtetasit:
-J. S., 39 vjeç, pasi me automjetin që e drejtonte në gjendje të dehur, ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga duke u përplasur me barrierën metalike të rrugës. Nga përplasja janë shkaktuar vetëm dëme materiale;
-Rr. S., 19 vjeç, pasi ka përplasur monopatinën e cila drejtohej nga shtetasi E. G., 67 vjeç, i cili ky i fundit nisur nga inercia e goditjes është përplasur me një motomjet me drejtues shtetasin A. H., 31 vjeç. Si pasojë është dëmtuar 67-vjeçari dhe 31-vjeçari, të cilët ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve.
-Më datë 12.04.2025, shtetasi K. Z., 25 vjeç, kallzon se më datë 11.04.2025, është larguar nga banesa vëllai i tij shtetasi A. Z., 28 vjeç. Punohet për gjetjen e tij.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.