Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë, gjatë 24 orëve të fundit

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve ekzekutuan masën e sigurisë “Arrest në burg”, për shtetasin e shpallur në kërkim F. C., 25 vjeç, të caktuar nga Gjykata e Tiranës, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2 shpallën në kërkim shtetasin D. B., 24 vjeç, pasi dyshohet se ka kanosur një 19-vjeçare. Punohet për kapjen e tij.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 3 referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit:
-Sh. E., 44 vjeç, me probleme të shëndetit mendor (i kartelizuar), pasi është konfliktuar fizikisht me 2 shtetas dhe ka kanosur 2 të tjerë;
-A. S., 36 vjeç, pasi dyshohet se për motive të dobëta, ka kanosur një bashkëmoshatar të tij.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4 arrestuan shtetasit F. D., 36 vjeç dhe A. M., 29 vjeç, si dhe referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit H. D., 19 vjeç, E. D., 34 vjeç dhe K. M., 47 vjeç, pasi dyshohet se kanë goditur njëri-tjetrin, me grushte dhe me sende të forta.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 5 referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit:
-Q. K., 32 vjeç, pasi dyshohet se për motive të dobëta, ka goditur me grushte, një 42-vjeçar;
-A. Sh., 40 vjeç, pasi dyshohet se për motive të dobëta, ka goditur me send të fortë, një 50-vjeçar.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 6 arrestuan shtetasin A. H., 33 vjeç, pasi dyshohet se për motive të dobëta, ka goditur me send të fortë, një 20-vjeçar, i cili aktualisht është në kujdesin e mjekëve.

Specialistët e qarkullimit rrugor arrestuan shtetasit:
-F. F., 31 vjeç dhe F. T., 48 vjeç, pasi u kapën duke drejtuar automjetet, pa leje;
-R. K, 40 vjeç, pasi dyshohet se ka humbur kontrollin mbi automjetin që e drejtonte në gjendje të dehur, dhe si pasojë automjeti ka dalë nga rruga. Nga aksidenti ka patur vetëm dëme materiale;
-A. L., 48 vjeç, pasi me automjetin që drejtonte, ka përplsur shtetasin F. K., 56 vjeç (këmbësor), i cili në kujdesin e mjekëve.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.