Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë, gjatë 24 orëve të fundit

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 4 referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë dhe nisën procedimin penal në gjendje të lirë për shtetasin A. A., 61 vjeç, i dyshuar për veprën penale “Kundërshtim i punonjësit të rendit publik”.

Ky shtetas dyshohet se, gjatë një kontrolli të ushtruar nga shërbimet e Policisë në një lokal në rrugën e “Dibrës”, me qëllim verifikimin e informacionit se në këtë ambient ushtrohej veprimtaria e paligjshme e lojërave të fatit dhe basteve sportive, ka refuzuar të zbatojë urdhrat e punonjësve të Policisë, duke i kundërshtuar verbalisht dhe fizikisht dhe ka tentuar të largohet nga ambienti, pavarësisht kërkesës për të qëndruar në vendin ku ndodhej, deri në përfundim të procedurës.

Në lidhje me këtë rast, Drejtoria Rajonale e Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore Tiranë ka nisur veprimet verifikuese, bazuar në pamjet filmike të publikuara në rrjete sociale dhe pretendimet e paraqitura nga shtetasi në fjalë.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve arrestuan shtetasin A. M., 23 vjeç, pasi gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Policisë i gjetën një sasi lënde të dyshuar narkotike kokainë, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1:
-arrestuan shtetasin S. C., 25 vjeç, pasi gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Policisë i gjetën një mjet identifikimi si ata të Policisë. Gjatë verifikimeve rezultoi se ky shtetas ka thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”;
-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasen S. J., 42 vjeç, pasi dyshohet se është konfliktuar fizikisht me një 67-vjeçare, për motive të dobëta.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2 referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit I. S.,32 vjeç dhe E. P., 22 vjeç, pasi për motive të dobëta, janë konfliktuar fizikisht, me njëri-tjetrin.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 3:
-arrestuan shtetasin V. M., 31 vjeç, pasi ditën e djeshme, i ka vjedhur monopatinën shtetasit A. K;
-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit K. T., 26 vjeç dhe A. P., 36 vjeç, pasi për motive të dobëta, janë konfliktuar fizikisht, me njëri-tjetrin.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4 arrestuan shtetasin I. D., 22 vjeç, pasi duke drejtuar një motomjet ka aksidentuar këmbësorin I. B., 67 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 5 referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit J. Ll., 28 vjeç, R. K., 23 vjeç dhe S. B., 29 vjeç, pasi për motive të dobëta, janë konfliktuar fizikisht, me njëri-tjetrin;
-shpallën në kërkim shtetasin E. Rr., 25 vjeç, pasi ka vjedhur një shumë parash në biznesin e shtetasit E. G.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 6 shpallën në kërkim shtetasin A. L., 24 vjeç, pasi dyshohet se ka kanosur dhe ka goditur me një send të fortë një 28-vjeçar;

Specialistët e qarkullimit rrugor arrestuan shtetasin L. A., 36 vjeç, pasi u konstatua duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.