Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë, gjatë 24 orëve të fundit

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar ndaluan shtetasin A. G., 50 vjeç, të shpallur në kërkim për veprën penale “Importimi, prodhimi, shitja dhe ruajtja e ushqimeve të rrezikshme, për shëndetin ose jetën e njërzëve“. Pas konsultimit me prokurorin, u vendos procedimi në gjendje të lirë i këtij shtetasi.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1 referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasen A. Sh., 34 vjeç, pasi dyshohet se për motive të dobëta, ka goditur me grushte, shtetasin Sh. Gj., 45 vjeç (faturino në një autobus).

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2, në bashkëpunim me specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, ndaluan shtetasin A. M., 45 vjeç, i shpallur në kërkim nga SPAK, për veprën penale “Kultivimi i bimeve narkotike“, kryer në kuadrin e grupit të strukturuar kriminal. Gjatë kontrollit fizik, 45-vjeçarit iu gjet dhe iu sekuestrua me cilësinë e provës materiale, 1 armë zjarri pistoletë. Në vijim të veprimeve policore për këtë rast, u arrestua dhe drejtuesi i automjetit me të cilin lëvizte 45-vjeçari, shtetasi E. H., 25 vjeç, për veprën penale “Përkrahja e autorit të krimit”.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4 referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin S. G., 29 vjeç, pasi dyshohet se për motive të dobëta, ka kanosur një 41-vjeçar.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 5 referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit A. P., 40 vjeç dhe F. Rr., 34 vjeç, si dhe për një 16-vjeçar, pasi dyshohet se për motive të dobëta, janë konfliktuar fizikisht, me njëri-tjetrin.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 6:
-arrestuan shtetasen F. M., 37 vjeçe, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj ish-bashkëshortit të saj;
-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit B. N., 71 vjeç dhe A. N., 31 vjeç, pasi dyshohet se për motive të dobëta, kanë kanosur një 34-vjeçar;
-shpallën në kërkim shtetasin G. S.(K.), 54 vjeç, pasi dyshohet se në bashkëpunim me shtetas të tjerë, ende të paidentifikuar, kanë goditur me grushte, një 44-vjeçar. Punohet për kapjen e të gjithë shtetasve të implikuar në këtë rast;
-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin G. S., 71 vjeç, mjek në një spital privat, pasi ka kallëzuar një 54-vjeçare, se ky shtetas ka kryer mjekim të pakujdesshëm ndaj saj. Punohet për verifikimin e këtij kallëzimi.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.