Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë
Komisariati i Policisë Nr. 1 arrestoi në flagrancë shtetasin M. F., 33 vjeç, pasi ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj të dashurës së tij. Gjatë kontrollit fizik, 33-vjeçarit iu gjet një mjet prerës (thikë), i cili iu sekuestrua me cilësinë e provës materiale.
Komisariati i Policisë Nr. 3 arrestoi në flagrancë shtetasin R. L., 39 vjeç, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij.
Komisariati i Policisë Nr. 5 arrestoi në flagrancë shtetasit:
-A. D., 29 vjeç, pasi iu gjet një sasi Cannabisi;
-Xh. D., 30 vjeç, pasi dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me një 17-vjeçare.
Komisariati i Policisë Krujë:
-ndaloi shtetasin e shpallur në kërkim S. D., 43 vjeç, pasi Gjykata e Lezhës e ka dënuar me 1 muaj burgim, për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”. 43-vjeçari iu dorëzua DVP Lezhë, për veprime të metejshme.
-arrestoi në flagrancë shtetasin S. H., 37 vjeç, pasi u kap duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur.
Sektori i Qarkullimit Rrugor arrestoi shtetasin E. R., 21 vjeç, pasi me automjetin që drejtonte në gjendje të dehur, ka përplasur automjetin me drejtues shtetasin M. B.,69 vjeç, i cili pasi ka marrë asistencë mjekësore, është larguar në banesë.
Rreth orës 18:50, të datës 08.01.2025, dyshohet se për shkak të një defekti teknik, ka rënë zjarr në servisin për automjete, në pronësi të shtetasit O. M., në rrugën “Hysni Gërbolli“. Si pasojë ka patur vetëm dëme materiale. Grupi hetimor po punon për të dokumentuar me prova ligjore shkakun e zjarrit.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.