Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve:
-arrestuan shtetasin B. H., 22 vjeç, pasi gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Policisë i gjetën sasi të lëndëve të dyshuara narkotike kokainë dhe kanabis, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale;
-F. J., 37 vjeç, pasi gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Policisë i gjetën një sasi lënde të dyshuar narkotike kokainë, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1:
-arrestuan shtetasin M. G., 33 vjeç, pasi gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Policisë i gjetën një shkop metalik si ata të Policisë;
-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin B. B., 34 vjeç, pasi dyshohet se është konfliktuar fizikisht me një 26-vjeçar, për motive të dobëta.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2:
-arrestuan shtetasin D. I., 46 vjeç, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij;
-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin A. T., 42 vjeç, pasi ka kanosur një 60-vjeçar, për motive të dobëta.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 3:
-shpallën në kërkim shtetasin A. H., 43 vjeç, për veprën penale “Dhuna në familje”. Punohet për kapjen e tij.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4 ndaluan me iniciativë një shtetas 16 vjeç, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj nënës dhe motrës së tij të mitur. Gjatë kontrollit fizik, atij iu gjet një sasi lënde e dyshuar narkotike kanabis.
Specialistët e qarkullimit rrugor arrestuan shtetasin E. M., 42 vjeç, pasi dyshohet se duke drejtuar motomjetin, në gjendje të dehur, ka humbur kontrollin dhe si pasojë motomjeti ka dalë nga rruga. Nga aksidenti është dëmtuar lehtë 42-vjeçari.
-Më datë 01.04.2025, shtetasi M. K., 47 vjeç, ka kallëzuar se është larguar nga banesa, bashkëjetuesja e tij, shtetasja E. P., 39 vjeçe. Punohet për gjetjen e saj.
-Më datë 01.04.2025, shtetasja A. G., 45 vjeçe, ka kallëzuar se më datë 28.03.2025, është larguar nga banesa, djali i saj 16 vjeç. Punohet për gjetjen e tij.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.