Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1:
-arrestuan shtetasin A. D., 48 vjeç, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij;
-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin I. P., 44 vjeç, pasi dyshohet se për motive të dobëta, ka kanosur me një mjet prerës, një 51-vjeçar.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 3:
-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin F. F., 18 vjeç, pasi dyshohet se nëpërmjet thirrjeve/mesazheve telefonike, ka kanosur një 33-vjeçare;
-shpallën në kërkim shtetasin K. Gj., 40 vjeç, pasi dyshohet se ka kanosur nëpërmjet thirrjeve/mesazheve telefonike, një 24-vjeçare. Punohet për kapjen e këtij shtetasi.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4:
-arrestuan shtetasin I. P., 33 vjeç, pasi dyshohet se ka vjedhur produkte kozmetike në një dyqan;
-shpallën në kërkim shtetasin B. A., 35 vjeç, pasi dyshohet se nëpërmjet thirrjeve/mesazheve telefonike, ka shqetësuar një 22-vjeçare. Punohet për kapjen e këtij shtetasi.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 6 arrestuan shtetasin A. P., 24 vjeç, pasi u kap jashtë banese, ndërkohë që ishte me masë sigurie “Arrest në shtëpi”.
Specialistët e qarkullimit rrugor arrestuan shtetasit A. Q., 31 vjeçe, A. A., 34 vjeç dhe E. P., 26 vjeç, pasi u kapën duke drejtuar automjetet, në gjendje të dehur.
Ditën e djeshme, ka kallëzuar shtetasi N. K., 44 vjeç, se ishte kanosur në fshatin Domje, nga persona të paidentifikuar prej tij, dyshohet për motive të dobëta. Punohet për identifikimin dhe kapjen e këtyre shtetasve, si dhe për sqarimin e rrethanave të rastit.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.