Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë, gjatë 24 orëve të fundit

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve arrestuan shtetasin O. L., 30 vjeç, pasi gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja” gjetën një sasi lënde të dyshuar narkotike kokainë.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1 referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasen F. D., 68 vjeçe, për njoftim të rremë në organet e rendit.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 3 referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit K. Ç., 19 vjeç dhe V. M., 43 vjeçe, pasi dyshohet se për motive të dobëta, janë konfliktuar fizikisht me një 24-vjeçar.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4 arrestuan shtetasin A. G., 55 vjeç, pasi dyshohet se për motive të dobëta, ka goditur me një send të fortë një 64-vjeçare, e cila ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën. Gjatë kontrollit të banesës iu gjet e iu sekuestrua një mjet prerës(bajonetë).

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 5 referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin N. P., 52 vjeç, pasi për motive të dobëta ka ofenduar e më pas e ka goditur me grusht një 30-vjeçar.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 6 arrestuan shtetasin N. G., 31 vjeç, sepse para 2 ditësh ka vjedhur biçikletën e një shtetasi.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.