Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë, gjatë 24 orëve të fundit

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve arrestuan shtetasit:
-I. Sh., 53 vjeç, pasi gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4, i gjetën e i sekuestruan një sasi lënde e dyshuar narkotike kokainë dhe një sasi lënde e dyshuar narkotike kanabisi;
-A. S., 22 vjeç, pasi gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja” i gjetën e i sekuestruan një sasi lënde e dyshuar narkotike kokainë.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1:
-arrestuan shtetasin Xh. Ç., 27 vjeç, pasi ka kundërshtuar punonjësit e policisë, për shkak të detyrës;
-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasen L. K., 38 vjeçe, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj djalit të saj të mitur 17 vjeç.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2 arrestuan shtetasin P. R., 55 vjeç, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes të tij(në proces divorci)

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 3 referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit e mitur të moshës 15 vjeç,pasi dyshohet se për motive të dobëta, janë konfliktuar fizikisht me njëri-tjetrin;
-shpallën në kërkim shtetasin S. K., 38 vjeç, pasi dyshohet se në anë të mashtrimit ka marrë në banesën e tij një 24-vjeçare, të cilën dyshohet se e ka ngacmuar seksualisht. Punohet për kapjen e tij dhe sqarimin e rrethanave të rastit.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4 referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin E. K., 33 vjeç, pasi për motive të një vendparkimi i ka dëmtuar automjetin në pronësi të shtetasit G. S.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 5 referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për 3 shtetas të mitur 17 vjeç dhe 16 vjeç pasi dyshohet se për motive të dobëta, janë konfliktuar fizikisht me njëri-tjetrin.

Specialistët e qarkullimit rrugor arrestuan shtetasit:
-A. D., 39 vjeç, M. Gj., 25 vjeçe dhe E. R., 31 vjeçe, pasi u kap duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur;
-D. K., 37 vjeçe, pasi duke drejtuar automjetin, ka aksidentuar këmbësorin shtetasin F. K., 67 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

-Më datë 28.03.2025, shtetasi D. D., 39 vjeç, kallëzon se më datë 27.03.2025, në rrugën “Pjetër Bogdani”, është goditur nga një shtetas i paidentifikuar. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.