Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve arrestuan shtetasin K. H., 29 vjeç, pasi gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja” i gjetën një sasi Cannabisi.
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Kibernetik referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin B. K., 45 vjeç, pasi dyshohet se ka përndjekur në rrjete sociale, një 30-vjeçare.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2 referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit D. D., 40 vjeç dhe D. P., 23 vjeç, pasi dyshohet se për motive të dobëta, janë konfliktuar fizikisht me njëri-tjetrin.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 3:
-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin R. Ç., 30 vjeç, pasi dyshohet se për motive të dobëta, ka goditur me send të fortë, një 23-vjeçar;
-shpallën në kërkim shtetasin N. D., 28 vjeç, pasi dyshohet se ka përndjekur një 19-vjeçare. Punohet për kapjen e këtij shtetasi.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4 referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetaset P. N., 47 vjeçe dhe A. K., 27 vjeçe, pasi dyshohet se për motive të dobëta, janë konfliktuar me njëra-tjetrën.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 5 kapën shtetasit e shpallur në kërkim M. B., 26 vjeç dhe E. B., 30 vjeç, pasi më datë 24.03.2025, në Kamzë, për motive të dobëta, dyshohet se kanë goditur me sende të forta, shtetasin R. V.. Materialet procedurale për rastin iu referuan Prokurorisë së Tiranës, e cila vendosi procedimin në gjendje të lirë të këtyre 2 shtetasve.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Krujë arrestuan shtetasit:
-D. V., 38 vjeç, pasi u kap duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur;
-V. L., 47 vjeç, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.