Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve arrestuan shtetasin D. M., 22 vjeç, pasi gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 3 i gjetën një sasi Cannabisi.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1:
-arrestuan shtetasin M. V., 31 vjeç, pasi ka dhunuar psikologjikisht bashkëshorten e tij, e cila ishte e pajisur me urdhër mbrojtjeje;
-arrestuan shtetasin B. P., 26 vjeç, pasi dyshohet se gjatë ditëve të fundit, ka vjedhur pije alkoolike në një lokal dhe një shumë parash në një restorant.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 3 referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin E. K., 37 vjeç, pasi ka kundërshtuar punonjësit e Policisë, për kryerjen e kontrolleve në automjetin me të cilin udhëtonte.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4 referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për dy të mitur 17 dhe 15 vjeç, pasi dyshohet se për motive të dobëta, janë konfliktuar fizikisht me një 15-vjeçar.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 6 referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit:
-K. Z., 39 vjeç, pasi dyshohet se për motive të dobëta, ka goditur me grushte, një bashkëmoshatar të tijin;
-A. H., 25 vjeç, pasi dyshohet se për motive të dobëta, ka fyer një 62-vjeçare.
Specialistët e qarkullimit rrugor arrestuan shtetasin E. M., 40 vjeç, pasi automjeti që ky shtetas drejtonte në gjendje të dehur, është përplasur me motomjetin me drejtues shtetasin B. O.. Si pasojë e përplasjes ka vetëm dëme materiale.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.