Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve arrestuan shtetasin F. K., 40 vjeç, pasi nga kontrollet fizike dhe në banesë, iu gjetën 26.8 gramë Kokainë e ndarë në doza dhe një sasi Cannabisi. Lëndët narkotike u sekuestruan me cilësinë e provës materiale.
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Kibernetike shpallën në kërkim shtetasit S. I., 22 vjeçe dhe A. I., 30 vjeç, pasi dyshohet se kanë përndjekur në rrjete sociale, një 22-vjeçare. Punohet për kapjen e tyre.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1 referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin V. Gj., 41 vjeç, pasi dyshohet se për motive të dobëta, ka goditur me grushte, një 45-vjeçar.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2 referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit:
-M. K., 26 vjeç dhe M. K., 27 vjeç, pasi dyshohet se për motive të dobëta, janë konfliktuar fizikisht, me 2 shtetas;
-A. B., 42 vjeçe, pasi dyshohet se ka kanosur një 47-vjeçar;
-A. B., 41 vjeçe, pasi dyshohet se për motive të dobëta, ka goditur me grushte, një 41-vjeçare.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 3:
-kapën dhe ndaluan shtetasin e shpallur në kërkim A. F., 48 vjeç, pasi Gjykata e Tiranës e ka dënuar me 2 muaj burgim, për veprën penale “Pengime për ekzekutimin e vendimeve të gjykatës”;
-arrestuan shtetasin Gj. B., 59 vjeç, pasi dyshohet se ka kanosur me mjet prerës, vajzën e tij;
-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit E. Q., 33 vjeç dhe D. M., 44 vjeç, pasi dyshohet se për motive të dobëta, janë konfliktuar fizikisht, me një 62-vjeçar.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4 referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin A. H., 41 vjeç, pasi dyshohet se për motive të dobëta, ka kanosur një 29-vjeçare.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 6 referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit K. A., 38 vjeç dhe B. S., 36 vjeç, pasi dyshohet se për motive të dobëta, janë konfliktuar fizikisht, me njëri-tjetrin.
Specialistët e qarkullimit rrugor arrestuan shtetasit E. B., 60 vjeç dhe I. M., 35 vjeç, pasi janë kapur duke drejtuar automjetet, në gjendje të dehur.
Informacion shtesë: Në vijim të informacionit paraprak të dhënë më datë 14.03.2025, për largimin nga banesa të shtetasit I. V., 40 vjeç, bëjmë me dije se: Mëngjesin e sotëm, ky shtetas është gjetur i pajetë në liqenin e Mushqetasë, afër banesës së tij. Paraprakisht dyshohet se ky shtetas është vetëmbytur. Grupi hetimor po punon për zbardhjen dhe dokumentimin e rrethanave të rastit.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.