Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 4 ndaluan shtetasit E. S., 40 vjeç, dhe E. S., 33 vjeç, të dy banues në Tiranë, për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”, kryer në bashkëpunim. Gjithashtu referuan materialet në prokurori në gjendje të lirë për shtetasit E. S., 35 vjeç, dhe A. S., 26 vjeç. Këta shtetas dyshohet se më datë 26.10.2024, në rrugën “Dervish Luzha”, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, për motive të dobëta, janë konfliktuar dhe kanë goditur me sende të forta shtetasit A. L., 26 vjeç, E. L., 28 vjeç, dhe Xh. L., 25 vjeç, të cilët si pasojë janë dëmtuar dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Specialistët e Komisariatit të Policisë Nr. 6 arrestuan shtetasin G. Sh., 75 vjeç, banues në Tiranë, pasi dyshohet se është konfliktuar dhe ka goditur me grusht fqinjin e tij, shtetasin Xh. A., 81 vjeç. Si pasojë 81-vjeçari është dëmtuar dhe ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve.
Specialistët e Komisariatit të Policisë Rrugore arrestuan shtetasit:
– S. S., 57 vjeç, banues në Tiranë, dhe K. I., 40 vjeç, banues në Fier, pasi u kap ëën duke drejtuar automjetet në gjendje të dehur;
– E. S., 24 vjeç, banues në Tiranë, pasi në Valias, ka aksidentuar shtetasen L. B., 63 vjeçe, banuese në Tiranë, dhe më pas është larguar nga vendi i aksidentit. Si pasojë e dëmtimeve të marra, 63-vjeçarja ka ndërruar jetë në spital;
– G. Z., 38 vjeç, banues në Tiranë, pasi duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur është përplasur me mjetin me drejtuese shtetasen K. D., dhe si pasojë ka vetëm dëme materiale.
Materialet i kaluan Prokurorisë.