Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër – Vihet në pranga 1 shtetas, procedohen penalisht 2 të tjerë

Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër

Komisariati i Policisë Shkodër arrestoi shtetasin E. G., 36 vjeç, banues në Shkodër, pasi ka kallëzuar bashkëshortja e tij, se ai ka ushtruar dhunë fizike ndaj saj dhe djalit të tyre.

Posta e Policisë Theth referoi materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasit K. G., 56 vjeç, banues në Shkodër, dhe N. H., 46 vjeç, banues në fshatin Theth, pasi këto shtetas kanë kryer punime ndërtimi në Theth, pa lejet përkatëse.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.