Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër – Ndalohet 1 shtetas, procedohet penalisht 1 tjetër

Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër

Specialistët e Sektorit të Policisë Rrugore referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, për shtetasin A. M., 28 vjeç, pasi ditën e djeshme, në bulevardin “Zogu i Parë”, me automjetin që drejtonte, ka përplasur shtetasin H. S., 63 vjeç, që lëvizte me biçikletë, i cili është jashtë rrezikut për jetën.

Komisariati i Policisë Shkodër ndaloi shtetasin E. Ç., 46 vjeç, banues në Shkodër, i cili ishte shpallur në kërkim për veprat penale “Dhuna në familje” dhe “Veprime në kundërshtim me vendimin e Gjykatës”.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.