Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër, gjatë 24 orëve të fundit

•Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor arrestuan shtetasen S. D., 25 vjeçe, banuese në Shkodër, pasi u kap duke duke drejtuar automjetin, pa leje drejtimi.

•Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Pukë referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin A. C., 51 vjeç, banues në fshatin Micoj, pasi u kap duke transportuar një sasi drush për zjarr, të dyshuar të prerë në mënyrë të kundërligjshme. Lënda drusore u sekuestrua me cilësinë e provës materiale.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.