Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër, gjatë 24 orëve të fundit

Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër
•Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasit:
-F. E., 41 vjeç, banues në fshatin Trush, pasi u kap duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur;
-L. P., 72 vjeç, banues në fshatin Gril, pasi u kap duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur.
•Specialistët e Sektorit për Hetimin e Narkotikëve referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin A. H., 32 vjeç, banues në Kosovë, pasi në PKK Muriqan, në dalje, gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Policisë Kufitare i gjetën një sasi të vogël lënde të dyshuar narkotike kanabis, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
•Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Vau i Dejës referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasen K. Z., 30 vjeçe, pasi ka shqetësuar një shtetase, nëpërmjet celularit.
•Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Vau i Dejës referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit N. M., V. M. dhe M. M., pasi nga kontrollet dhe verifikimet e kryera në bashkëpunim me shërbimet e OSHEE-së, u konstatua lidhje e paligjshme e energjisë elektrike, në banesat e tyre.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.