Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër, gjatë 24 orëve të fundit

Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve arrestuan në flagrancë shtetasin E. V., 30 vjeç, banues në Shkodër, pasi nga verifikimet dyshohet se automjeti që drejtonte është vjedhur në Gjermani. Automjeti tip “Peugeot 5008” u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Vau i Dejës arrestuan shtetasin E. P., 43 vjeç, banues në fshatin Plezhë, pasi ka thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasin G. M., 31 vjeç, banues në Shkodër, pasi ka kryer punime ndërtimi, pa lejen përkatëse.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasin Gj. V., 35 vjeç, banues në fshatin Selcë, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.