Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër, gjatë 24 orëve të fundit

Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër

Seksioni i Krimeve Ekonomiko-Financiare ndaloi shtetasit A. P., 24 vjeçe dhe T. P., 56 vjeç, të dy banues në Shkodër, pasi ka kallëzuar shtetasi B. L., 34 vjeç, banues në Maminas, se këta shtetas i kanë marrë shuma parash dhe sende floriri, me anë të mashtrimit.

Komisariati i Policisë Shkodër ndaloi shtetasin D. T., 52 vjeç, banues në Shkodër, për veprën penale “Ndërtimi i paligjshëm”.

Sektori për Hetimin e Narkotikëve i DVP Shkodër referoi materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasin K. P., 19 vjeç, pasi në lagjen “Skënderbeg”, gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Policisë i gjetën një sasi të vogël lënde të dyshuar narkotike kanabis, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Komisariati i Policisë Vau i Dejës arrestoi shtetasin J. M., 32 vjeç, banues në fshatin Melgushë, pasi ka ushtruar dhunë ndaj ish të dashurës së tij.

Sektori i Policisë Rrugore arrestoi shtetasin E. H., 38 vjeç, banues në Shkodër, pasi është kapur duke drejtuar automjetin, pa leje drejtimi.

Sektori i Policisë Rrugore referoi materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin B. F., 64 vjeç, banues në fshatin Shelqet, dhe për një shtetas të mitur, pasi janë kapur në akse të ndryshme rrugore, duke drejtuar motomjetet, pa leje drejtimi.

Gjithashtu, Sektori i Policisë Rrugore referoi materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin A. Ç., 50 vjeç, banues në fshatin Kaç, pasi automjeti që e drejtonte në gjendje të dehur, është përplasur me automjetin me drejtuese shtetasen M. H., 24 vjeçe, banuese në fshatin Mjedë. Si pasojë e përplasjes janë dëmtuar dy drejtuesit e automjeteve, të cilët janë jashtë rrezikut për jetën.

Komisariati i Policisë Pukë referoi materialet në Prokurori, për shtetasin M. S., 30 vjeç, pasi më datë 02.12.2024, në servisin në pronësi të tij, ka djegur nga pakujdesia, gjatë saldimit, automjetin në pronësi të shtetasit E. A., 35 vjeç, banues në Pukë.

Komisariati i Policisë Pukë referoi materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasin B. K., 35 vjeç, banues në Tiranë, pasi dyshohet se ka bërë kallëzim të rremë në Komisariatin e Policisë Nr. 4, se ish-bashkëshortja e tij, nuk zbaton vendimin e Gjykatës, mbi kohën për qëndrimin me fëmijët e tyre.

-Më datë 14.10.2024, shtetasja filipineze C. B., 26 vjeçe, banuese në Itali, ka bërë kallëzim ndaj subjektit me administrator shtetasin A. Th., 51 vjeç, banues në Shkodër, për mashtrim.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.