Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër
Seksioni i Krimeve Ekonomiko-Financiare vuri në pranga shtetasin P. P., 39 vjeç, banues në fshatin Grudë e Re, pasi u kap në flagrancë në një subjekt për këmbim valutor, në lagjen “Vasil Shanto”, në tentativë për të këmbyer disa kartëmonedha eurosh të dyshuara false.
Komisariati i Policisë Shkodër bëri ndalimin e shtetasit të shpallur në kërkim G. B., 23 vjeç, banues në Shkodër, të akuzuar për veprën penale “Vjedhja”. 23-vjeçari u kap në Durrës, nga Komisariati i Policisë Durrës, sepse dyshohet së më datë 08.10.2024, ka vjedhur një shumë parash dhe një celular, në një pastiçeri në lagjen “Qemal Stafa”, Shkodër.
Komisariati i Policisë Shkodër shpalli në kërkim shtetasin E. Ç., 38 vjeç, banues në Shkodër, pasi dyshohet ka ushtruar dhunë ndaj ish-bashkëshortes së tij. Punohet për kapjen e 38-vjeçarit.
Specialistët për Hetimin e Krimeve Kibernetike referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin G. S., 48 vjeç, pas kallëzimit të një 53-vjeçari, se ky shtetas administron një llogari në TikTok, përmes së cilës fyen shtetas të ndryshëm.
Sektori i Policisë Rrugore referoi materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lire për shtetasit:
-I. Z., 40 vjeç, banues në fshatin Beltojë, pasi u kap duke drejtuar një motomjet pa targë, pa leje drejtimi;
-S. M., 51 vjeç, pasi është larguar nga vendi i aksidentit që ka shkaktuar me automjetin e tij, më datë 25.10.2024, në lagjen “Tre heronjtë”. Automjeti që drejtonte 51-vjeçari, përplasi një 17-vjeçar (këmbësor), i cili pasi mori asistencë mjekësore, u largua në banesë.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për hetime të mëtejshme