Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër, gjatë 24 orëve të fundit

Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër

Komisariati i Policisë Shkodër arrestoi shtetasin M. B., 67 vjeç, banues në Shkodër, pasi ka kallëzuar bashkëshortja e tij, se ai ka ushtruar dhunë fizike ndaj saj.

Gjithashtu, Komisariati i Policisë Shkodër referoi materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin Xh. T., 68 vjeç, për veprën penale “Ndërtimi i paligjshëm”.

Komisariati i Policisë Vau i Dejës referoi materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin L. Gj., 53 vjeç, pasi dyshohet se ushtronte aktivitetin e paligjshëm të lojërave të fatit, në lokalin e tij në fshatin Stajkë.

Sektori i Policisë Rrugore arrestoi shtetasin V. P., 24 vjeç, banues në Shkodër, pasi u kap duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur.

Gjithashtu, Sektori i Policisë Rrugore referoi materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasen G. L., 41 vjeçe, banuese në Shkodër, pasi në lagjen “Vasil Shanto”, me automjetin që drejtonte, ka aksidentuar lehtë shtetasen G. A., 22 vjeçe, e cila lëvizte me motomjet.

Nisi procedimi në gjendje të lirë edhe për një shtetas 16 vjeç, pasi u kap duke drejtuar motomjetin, pa leje drejtimi.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.