Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër, gjatë 24 orëve të fundit

Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Vau i Dejës ndaluan shtetasin A. P., 33 vjeç, pasi ka thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi” dhe ka kanosur shtetasit F. G., 58 vjeç, dhe A. G., 24 vjeç (ish-vjehrri dhe djali i tij). Gjithashtu, nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin F. G., pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj shtetasit A. P.

Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit:
-S. P., 26 vjeç dhe një 17-vjeçar, pasi u kapën duke drejtuar automjetet, pa leje drejtimi;
-D. B., 22 vjeç, banues në Shkodër, pasi u kap duke drejtuar motomjetin, pa leje drejtimi.

Gjithashtu, specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor referuan materialet në Prokurori, pasi më datë 02.06.2025, në spitalin e Shkodrës është paraqitur shtetasja V. S., 33 vjeçe, banuese në fshatin Grudë e Re, e cila ka deklaruar se në aksin rrugor “Shkodër-Hani i Hotit”, një shtetas e ka përplasur me motomjet dhe është larguar. Po punohet për identifikimin dhe kapjen e drejtuesit të automjetit.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin L. Sh., 66 vjeç, banues në Shkodër, pasi nga kontrollet me shërbimet e OSHEE-së, u konstatua lidhje e paligjshme e energjisë elektrike në banesën e tij.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Velipojë referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin F. F., 56 vjeç, banues në fshatin Rrjoll, pasi nga kontrollet me shërbimet e OSHEE-së, u konstatua lidhje e paligjshme e energjisë elektrike në lokalin e tij.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.