Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër, gjatë 24 orëve të fundit

Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër

Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit:
-Z. Rr., 68 vjeç, banues në Shkodër, pasi duke drejtuar motomjetin, ka humbur kontrollin dhe është rrëzuar;
-një 17-vjeçar, pasi duke drejtuar pa leje, një motomjet pa targa, ka humbur kontrollin dhe është rrëzuar.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër referuan materialet në Prokurori, për vlerësim, pasi ditën e djeshme, në spitalin e Shkodrës, është paraqitur për mjekim, shtetasi S. V., 55 vjeç, i cili ka deklaruar se është se është rrëzuar ndërkohë që lëvizte me biçikletë.

Më datë 02.06.2025, në orën 19:30, në vendin e quajtur “Ish-shtëpia e ushtarakëve”, në Velipojë, Shkodër, është gjetur pa shenja jete, shtetasi T. B., 57 vjeç, i cili dyshohet se ka pësuar arrest kardiak.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të metejshme.

Informacion paraprak/Më datë 03.06.2025, rreth orës 00:15, Policia ka marrë njoftim se shtetasi E. N., 38 vjeç, rreth orës 19:00, ishte futur për t’u larë në liqenin e Grizhes dhe ishte mbytur. Shërbimet e DVP Shkodër dhe shërbimet e Policisë Kufitare, pas disa orësh kërkime, kanë gjetur dhe kanë nxjerrë nga uji, trupin e pajetë të shtetasit E. N. Nga veprimet e para hetimore dyshohet se ai ka humbur jetën pasi ka pësuar arrest kardiak, ndërkohë që lahej në liqen.

Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e rrethanave të rastit dhe dokumentimin e shkakut të humbjes së jetës së 38-vjeçarit.