Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër arrestuan shtetasin N. K., 41 vjeç, banues në fshatin Bardhaj, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij.
Gjithashtu, këta specialistë referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin F. R., 70 vjeç, banues në Shkodër, pasi në fshatin Dobraç, ka shpërdoruar një sipërfaqe toke, duke hedhur inerte.
Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për një 17-vjeçar, pasi u kap duke drejtuar motomjetin, pa leje drejtimi.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.