Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër, gjatë 24 orëve të fundit

Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër

Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor arrestuan shtetasin E. B., 41 vjeç, banues në fshatin Stajk. Ky shtetas u kap duke drejtuar motomjetin e tij në gjendje të dehur dhe pa leje drejtimi dhe gjatë lëvizjes kishte përplasur dhe një automjet të parkuar.

Gjithashtu, specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit;
– K. L., 47 vjeç, banues në Shkodër, pasi ditën e djeshme duke drejtuar automjetin e tij, ka përplasur me pasqyrën e automjetit dhe është larguar nga vendi aksidentit, këmbësorin shtetasin B. S., 74 vjeç;
– B. K., 76 vjeç, banues në Tiranë dhe D. Sh., 25 vjeç, banues në fshatin Dobraç, pasi ditën e djeshme, në aksin rrugor “Shkodër-Lezhë”, duke drejtuar automjetet e tyre, janë përplasur me njëri-tjetrin, dhe me pas automjeti me drejtues shtetasin B. K., ka përplasur automjetin me drejtuese shtetasen N. F., 32 vjeçe. Si pasojë është dëmtuar lehtë shtetasja N. F., dhe 3 pasagjere në këtë automjet;
– L. N., 18 vjeç, pasi u kap duke drejtuar motomjetin pa leje drejtimi;
– 17 vjeçar, pasi u kap duke drejtuar automjetin pa leje drejtimi.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin E. S., banues në Tiranë, me detyrë Inxhinier zbatues i një firme, pasi gjatë punimeve që po kryhen nga kjo firmë në fshatin Pylaj, Shosh, kanë dëmtuar 4 shtylla betoni të sistemit elektrik të tensionit të mesëm.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Postës të Policisë Theth referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit K. L., 62 vjeç, B. K., 47 vjeç, të dy banues në Theth dhe shtetasen M. K., 76 vjeçe, banuese në fshatin Theth, pasi janë kapur duke kryer punime ndërtimi, pa leje.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin M. M., 85 vjeç, pasi ka kryer punime ndërtimi, pa leje.

-Më datë 23.05.2025, ka kallëzuar shtetasi Gj. Z., 41 vjeçe, se është larguar nga banesa, bashkëshortja e tij, shtetasja K. H., 31 vjeçe, së bashku me djalin e tyre të mitur. Punohet për gjetjen e tyre.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.