Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër, gjatë 24 orëve të fundit

Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe arrestuan shtetasin J. Ç., 38 vjeç, pasi ka kallëzuar shtetasi F. H., 29 vjeç, se 38-vjeçari ka tentuar ta godasë me përforcues grushti (dorezë metalike). Arma e ftohtë u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Gjithashtu, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin Z. R., 74 vjeç, pasi ka kallëzuar shtetasi M. R., 64 vjeç, se 74-vjeçari e ka goditur me sende të forta, gjatë një konflikti ndërmjet tyre.

Specialistët e Sektorit për Hetimin e Narkotikëve referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin E. D., 29 vjeç, banues në Shkodër, pasi gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Policisë i gjetën një sasi të vogël lënde të dyshuar narkotike kanabis, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Fushë Arrëz referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin Gj. I., 56 vjeç, pasi ka kallëzuar shtetasi Z. F., 43 vjeç, se 56-vjeçari i ka ndërprerë ujin e pijshëm.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Vau i Dejës referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit A. H., 49 vjeç dhe A. H., 63 vjeç, pasi ka kallëzuar shtetasi S. M., 37 vjeç, se këta shtetas e kanë goditur me mjete të forta.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.