Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër, gjatë 24 orëve të fundit

Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër

Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit A. N., 21 vjeç dhe E. S., 20 vjeç, të dy banues në Shkodër, pasi u kapën duke drejtuar motomjetet, pa leje drejtimi.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit:
-A. K., 44 vjeç, pasi ka kryer punime ndërtimi, pa leje;
-N. C., 54 vjeç, pasi ka shpërdoruar një sipërfaqe toke në fshatin Gryk-Lugje.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër referuan materialet në Prokurori, për vlerësim, pasi mbrëmjen e djeshme, është paraqitur në Spitalin Rajonal Shkodër, shtetasi G. G., 59 vjeç, i cili dyshohet se aksidentalisht është dëmtuar lehtë me mjet prerës (thikë).

Ditën e djeshme, në lagjen “Vojo Kushi”, dyshohet se për shkak të një shkëndije elektrike, ka rënë zjarr në banesën e marrë me qira nga shtetasja H. L., 42 vjeçe. Si pasojë janë shkaktuar dëme materiale. Punohet për dokumentimin e shkakut të rënies së zjarrit.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.