Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër, gjatë 24 orëve të fundit

Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër shpallën në kërkim shtetasin G. B., 47 vjeç, banues në fshatin Sanxhak, pasi dyshohet se ka vjedhur disa bizhuteri në banesën e shtetases L. D., 76 vjeçe, banuese në Shkodër.

Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin D. C., 51 vjeç, banues në fshatin Grudë e Re, pasi ditën e djeshme në aksin rrugor “Gudë e Re – Golem”, duke drejtuar pa leje drejtimi motomjetin e tij, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e motomjetit dhe për pasojë motomjeti është përplasur me një të mitur 17 vjeçar, i cili lëvizte me biçikletë. Si pasojë është dëmtuar lehtë 17-vjeçari dhe shtetasja Z. C., 57 vjeçe, e cila ishte pasagjere në motomjet.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Pukë referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit:

-P. P., 51 vjeç, banues në fshatin Fan, pasi u kap duke transportuar një sasi drush për zjarr, të dyshuar të prerë në mënyrë të kundërligjshme. Lënda drusore u sekuestrua me cilësinë e provës materiale;
-P. L., 61 vjeç, banues në qytetin Fushë Arrëz, pasi dyshohet se e ka fyer në publik dhe në rrjetet sociale shtetasin A. N., 43 vjeç, banues në fshatin Qafë Mali, për motive të dobëta.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.