Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër, gjatë 24 orëve të fundit

Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër

Specialistët e Sektorit për Hetimin e Narkotikëve ndaluan shtetasin E. C., 45 vjeç, banues në Shijak, pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Trafikimi narkotikëve”, të kryera në bashkëpunim. Ky shtetas u kap në PKK Port Durrës.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër:

-arrestuan në flagrancë shtetasin M. H., 26 vjeç, banues në Shkodër, pasi gjatë kontrollit në automjetin e tij, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, një objekt të modifikuar për qitje;

-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin A. P., 30 vjeç, banues në Shkodër, pasi ka kryer punime ndërtimi, pa lejen përkatëse.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Velipojë referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit N. K. dhe L. D., të dy banues në Shkodër, pasi kanë kryer punime ndërtimi, pa lejen përkatëse.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Postës të Policisë Theth referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit L. P., banuese në Shkodër, M. F., banues në fshatin Shtoj i Ri, Gj. P., banues në Shkodër, dhe P. Sh., banues në fshatin Grudë, pasi kryer punime ndërtimi, në Theth, pa lejen përkatëse.

Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit:

-S. B., 23 vjeç, banues në Shkodër, pasi ka kallëzuar shtetasi S. B., 37 vjeç, se nëpërmjet dokumenteve të falsifikuara, 23-vjeçari ka kaluar në pronësi të tij, automjetin e shtetasit S. B.;
-J. B., 52 vjeç, banues në fshatin Dobraç, për veprat penale “Fshehja e të ardhurave“, “Ushtrimi i aktivitetit tregtar të paligjshëm“ dhe “Punësim i paligjshëm”, pasi nga verifikimet e kryera në lavazhin e tij, rezultoi se nuk kishte dokumentacionin përkatës për ushtrimin e aktivitetit.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin M. G., banues në fshatin Bajzë, pasi dyshohet se ka prerë në mënyrë të paligjshme, disa pemë, në fshatin Vukpalaj.

Specialistët e Policisë Kufitare referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin S. H., 41 vjeç, banues në Shkodër, pasi është kapur në hyrje të qytetit të Shkodrës, duke transportuar mallra dhe produkte ushqimore, të cilat dyshohet se i ka kontrabanduar nga Mali i Zi.

Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor:

-arrestuan shtetasin J. S., 31 vjeç, banues në fshatin Juban, pasi u kap duke drejtuar motomjetin, në gjendje të dehur;

-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit Gj. K., 45 vjeç, banues në fshatin Guci e Re, K. V., 62 vjeç, T. P., 55 vjeç, Z . T., 56 vjeç, të tre banues në Shkodër, Gj. Sh., 38 vjeç, banues në fshatin Hot i Ri, P.A., 30 vjeç, banues në Shkodër, një 17-vjeçar dhe një 16 vjeçar, pasi u kapën duke drejtuar motomjetet, pa leje drejtimi.

-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin I. L., 58 vjeç, banues në fshatin Melgushë, pasi ditën e djeshme, në segmentin rrugor “Trush – Ranxa”, automjeti që drejtonte është përplasur me automjetin me drejtuese shtetasen J. F.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

-Shkodër/Mbrëmjen e djeshme, në rrugën “Europa”, një shtetas i paidentifikuar, dyshohet se duke drejtuar automjetin, ka përplasur motomjetin me drejtues shtetasin K. Sh., 20 vjeç, dhe është laguar nga vendi i ngjarjes. Nga aksidenti është dëmtuar 20-vjeçari, i cili është jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor vijon punën për identifikimin e automjetit dhe të drejtuesit të tij dhe për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

-Vau i Dejës/Sot, rreth orës 06:30, në vendin e quajtur “Mali i Jushit”, Bushat, është konstatuar i djegur plotësisht automjeti tip “Skoda”, në pronësi të shtetasit N. P., i cili ka qenë i parkuar në afërsi të banesës së tij. Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit në automjet.