Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër shpallën në kërkim shtetasin K. L., 23 vjeç, banues në Shirokë, pasi ka thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”.
Gjithashtu, këta specialistë referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit:
-A. Sh., 52 vjeç, banues në fshatin Grudë e Re, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij;
-P. G., 41 vjeç, banues në fshatin Shtoj i Ri, pasi ka kanosur një 52-vjeçar, për motive të dobëta;
-R. M., 35 vjeç, banues në fshatin Ura e Shtrenjtë, pasi ka kryer punime ndërtimi, pa lejen përkatëse.
Oficerët e Policisë Gjyqësore referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin N. V., 46 vjeç, banues në Shkodër, pasi ka kundërshtuar punonjësit e Policisë.
Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin G. N., 33 vjeç, banues në Shkodër, për veprat penale “Fshehja e të ardhurave”, “Punësimi i paligjshëm” dhe “Moslëshimi i kuponit tatimor”, pasi nga verifikimet e kryera në subjektin e tij, me objekt veprimtarie parking, lavazh dhe makina me qira, rezultoi se kishte punonjës të paregjistruar dhe nuk lëshonte fatura për shërbimet që ofronte.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin F. C., 46 vjeç, banues në fshatin Zagorë, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij.
Gjithashtu, referuan materialet në Prokurori, për vlerësim, pasi ditën e djeshme, është paraqitur në Urgjencën e Spitalit Rajonal Shkodër, me dëmtime në pjesën e barkut, shtetasi A. D., 48 vjeç, banues në fshatin Bajzë, i cili ka deklaruar se është dëmtuar aksidentalisht në banesën e tij. Punohet për sqarimin e rrethanave të rastit.
Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit L. G., 67 vjeç, banues në fshatin Kosmaç, P. Gj., 80 vjeç, banues në fshatin Grudë, S. B., 62 vjeç, banues në fshatin Domen, R. Z., 62 vjeç, banues në fshatin Gruemirë, J. Rr., 75 vjeç, banues në fshatin Trush, Sh. Sh., 63 vjeç, banues në fshatin Drisht, K. S., 36 vjeç, banues në Shkodër dhe një 17-vjeçar, pasi u kapën duke drejtuar motomjetet, pa leje drejtimi.
Gjithashtu, specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit:
-B. D., 40 vjeç, banues në fshatin Mjedë, për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Largimi nga vendi i aksidentit”, dhe Gj. Q., 47 vjeç, për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”, pasi dje, në lagjen “Tre Heronjtë”, shtetasi B. D., duke drejtuar kamionin, ka përplasur motoçikletën që shtetasi Gj. Q. e drejtonte pa leje, dhe është larguar nga vendi i aksidentit;
-B. K., 23 vjeç, banues në fshatin Barbullush, për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Largimi nga vendi i aksidentit”, pasi dje, në fshatin Bushat, duke drejtuar automjetin, ka përplasur shtetasin B. P., 44 vjeç, këmbësor, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.