Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër
Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit E. P., 45 vjeç, banues në fshatin Stajkë, N. I., 61 vjeç, banues në fshatin Rrashkullaj dhe O. H., 19 vjeç, banues në Shkodër, pasi u kapën duke drejtuar motomjetet, pa leje drejtimi.
-Mbrëmjen e djeshme, në lagjen “Guerrile”, shtetasi A. G., 54 vjeç, ka humbur jetën, në banesë, dyshohet për shkak të arrestit kardiak.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.