Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër, gjatë 24 orëve të fundit

Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër
Në vijim të informacionit të dhënë ditën e djeshme, për aksidentin në lagjen “Vasil Shanto”, Specialistët e Sektorit të Policisë Rrugore referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasit P. B., 26 vjeç, dhe N. L., 50 vjeç, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor.
Gjithashtu, specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin  M. Z., 18 vjeç, banues në Shkodër, pasi u kap duke drejtuar motomjetin, pa leje drejtimi.
Specialistët për Hetimin e Trafiqeve referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin B. M., 53 vjeç, banues në fshatin Trush, për veprën penale “Trafikimi i mjeteve motorike”, pasi mjeti bujqësor që ky shtetas posedonte rezultonte i vjedhur në Gjermani. Mjeti u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Velipojë referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasen L. B., pasi shërbimet e Policisë në bashkëpunim me IMT Bashkia Shkodër, kanë  kapur duke kryer punime ndërtimi, pa lejen përkatëse.
Gjithashtu, specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Velipojë referuan materialet në Prokurori, dhe po punojnë për zbulimin e autorit, pasi ditën e djeshme në fshatin Pulaj-Plazh, nga ana e shërbimeve të Policisë, në bashkëpunim me IMT Bashkia Shkodër, janë konstatuar disa punime ndërtimi, pa lejen përkatëse.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.
Informacion paraprak/Rreth orës 05:45, në lagjen “Makaj”, Malësi e Madhe, dyshohet se për shkak të një shkëndije elektrike, ka rënë zjarr në banesën e shtetasit Gj. M., 65 vjeç. Si pasojë janë shkaktuar vetëm dëme materiale.
Grupi hetimor në vendngjarje po punon për përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit.