Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër, gjatë 24 orëve të fundit

Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër

Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor:

-arrestuan shtetasin A. C., 45 vjeç, banues në Shkodër, pasi u kap duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur;

-arrestuan shtetasin Y. M., 47 vjeç, banues në fshatin Hajmel, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për një shtetas 15 vjeç, banues në Shkodër, pasi dje, në aksin rrugor “Velipojë-Shkodër”, automjeti që drejtonte shtetasi Y. M. është përplasur me motomjetin që 15-vjeçari e drejtonte pa leje. Nga përplasja u dëmtua lehtë 15-vjeçari;

-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit H. Sh., 63 vjeç, banues në fshatin Hajmel dhe D. L., 65 vjeç, banues në fshatin Shkjezë, pasi u kapën duke drejtuar motomjetet, pa leje drejtimi.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.