Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër, gjatë 24 orëve të fundit

Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër

Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor arrestuan shtetasit:
-A. D., 18 vjeç, banues në fshatin Gur i Zi, pasi u kap duke drejtuar motomjetin, pa leje drejtimi;
-E. Ç., 22 vjeç, banues në Shkodër, pasi u kap duke drejtuar automjetin, pa leje drejtimi.

Gjithashtu, referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit P. K., 66 vjeç, banues në fshatin Ganjollë dhe F. C., 69 vjeç, banues në fshatin Gruemirë, pasi u kapën duke drejtuar motomjetet, pa leje drejtimi.

-Më datë 14.04.2025, ka kallëzuar shtetasi A. R., 37 vjeç, se është larguar nga banesa, bashkëjetuesja e tij, shtetasja T. L., 26 vjeçe, bashkë më vajzën e tyre të mitur. Punohet për gjetjen e tyre.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.